Këngëtarët Ermal Fejzullahu dhe Nora Istrefi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën dhe klipin “Hije”
Muzika është realizuar nga Big Bang Beats në studion “RedBox”, gjersa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko
“Puna ime në këtë këngë ka qenë shumë energjike dhe me shumë qejf” është shprehur Nora Istrefi në një prononcim për Telegrafin.
Videoklipi është mjaft interesant, i punuar me mjeshtri nga produksioni Entermedia, gjersa edhe kësaj radhe Nora nuk i zhgënjeu fansat me paraqitjen e saj seksi dhe me stil.
“Xhirimet janë thuajse gjithmonë puna më e vështirë, duke marrë parasysh që klipi jep pikën e fundit gjithë projektit. Por, duke punuar me ekipin tim të preferuar Entermedian, mund të them se jam ndier e relaksuar”, përfundon këngëtarja.
Ndërkohë “Hije” vjen pas bashkëpunimit shumë të pëlqyer të vitit 2011 “Unë e di”, ndaj ky projekt është mirëpritur nga fansat, dhe pritet të jetë ndër këngët më të suksesshme të këtij viti. /Telegrafi/