Këngëtarja Argjentina Ramosaj është rikthyer me projektin e saj më të ri, këngën dhe klipin “Pse”, pas një mungese mjaft të gjatë në muzikë.
“Mendoj se e kam pasur të nevojshme një pauzë të shkurtër, por sigurisht më ka munguar shumë muzika. Është diçka që unë e dua shumë dhe e bëj me pasion”, u shpreh ajo ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.
Ndërkohë, kënga e re është punuar nga Donat Prelvukaj, gjersa tekstin e kanë shkruar Elhaid Cufi dhe Yll Limani.
“Pse” e ‘rikthen’ Argjentinën më në formë se asnjëherë tjetër, me një klip të bukur dhe origjinal të punuar bukur e me mjeshtri në bukuritë e Valbonës, nga produksioni Entermedia. /Telegrafi/