Telegrafi

Premierë: Ardian Bujupi dhe DJ Dalool publikojnë “E ëmbël” (Video)

Dyshja e famshme Ardian Bujupi bashkë me DJ Dalool kanë publikuar videoprojektin e tyre më të ri “E ëmbël”.

Kënga është ritmike dhe është punuar nga vetë dyshja në bashkëpunim me Avaxus, gjersa tekstin e ka shkruar Arsim Bunjaku.

Videoklipi është mjaft veror dhe i përshtatet mjaft mirë këngës, është punuar me profesionalizëm nga XL Films.

Kënga pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për Ardianin dhe Dalool, të cilët tashmë numërojnë bashkëpunime të shumta në diskografinë shqiptare. /Telegrafi/