Telegrafi

Premierë: Aleksandër Gjoka dhe Endri & Stefi vijnë me këngën e re “Jeta ime” (Video)

Diskografisë shqiptare i është shtuar kënga më e re e zhanrit rock “Jeta Ime”, këngë të cilat i mungojnë tregut tonë.

Por Aleksandër Gjoka është një prej këngëtarëve i cili vazhdon të lëvrojë këtë zhanër, dhe ka sjellë kështu në treg këngën e tij më të re në bashkëpunim me Endri dhe Stefin, që ndryshe i njohim edhe si vëllezërit korçarë.

“Jeta Ime” titullohet bashkëpunimi i tyre i ri, një këngë e punuar nga vet Aleksandër Gjoka dhe me tekst të Pandi Laços.

Kënga trajton një temë të thjeshtë dashurie, gjersa klipi është shoqëruar me skena humori nga tre portagonistës.

Kjo këngë pritet të jetë një sukses i radhës për këngëtarët, të cilët me këtë projekt kanë shënuar një ‘rikthim’ në muzikë, pas një mungese mjaft të gjatë në publikimin e projekteve. /Telegrafi/