Një tjetër projekt i veçantë i është shtuar arkivës muzikore shqiptare për vitin 2017.
Trim Rakovica, Timi Novobëra dhe Genc Shaqiri janë treshja e cila kanë publikuar së fundmi projektin e tyre më të ri muzikor, këngën dhe klipin “3AM”.
Muzika është realizuar nga Liberian Selimi dhe BledBeats, ndërsa i gjithë orkestrimi është kryer në studion e “High Records”.
Për videoklipin është kujdesur regjisori Blerdi Malushi.
Mbetet të shihet se sa do të jetë i suksesshëm ky projekt, i cili ka bashkuar si rrallë herë tre artistë. /Telegrafi/