Reperi i njohur 2 Ton ka publikuar projketin e tij më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin “Diçka tjetër”.
Kënga është punuar nga “Bini Records”, tekstin e ka shkruar 2 Ton, gjersa videoklipi është punuar nga Max Production.
Kësaj radhe reperi vjen më ndryshe, duke shfaqur një stil të ri gangsta, në një projekt që e përfaqëson veten e tij.
Videoklipi është shumë interesant, në disa prej skenave ai shfaqet nën shoqërin e plot femrave të bukura, gjersa pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për reperin. /Telegrafi/