Arnold Schwarzenegger u takua në Las Vegas me aktoren Linda Hamilton, e cila do të jetë pjesë e vazhdimit të gjashtë të filmit rreth robotit të famshëm “Terminator: Dark Fate”.
Në fakt, dyshen e aktorëve hollivudian e kemi 35 vjet më parë në të njëjtin projekt filmik.
“Jam shumë i lumtur që po iu shoh sërish njëri-tjetrin. E gjithë skuadra është kthyer së bashku”, tha aktori 71-vjeçar.
https://www.youtube.com/watch?v=7GGfs4XitZ0
Premiera e filmit pritet të shfaqet në ekranet e mëdha të kinemave botërore në nëntor të 2019 dhe po konsiderohet si ngjarje e vitit.
Filmi u drejtua nga Tim Miller, por u prodhua nga James Cameron, krijuesi i sagës së Terminator që hyri në historinë e kinemasë.
Ndryshe, në pjesën e gjashtë të Terminatorit, Linda Hamilton, tani 62-vjeçare do të vazhdojë të paraqitet në rolin e Sarah Connorit. /Telegrafi/