Telegrafi

Premiera e filmit “Plumbi i Fundit” në kinema zvicerane

Drejtoresha e “Cine Wil” është shprehur e gëzuar që Zvicra tash në programin e vet kinematografik do ta ketë edhe një film shqiptar. Ndërkohë, menaxherja e kësaj kinemaje, Lurde Dodes, u shpreh se tash e tutje në kinema do të ketë edhe filma të tjerë shqiptarë.

Sipas regjisor Valton Jakupi, filmi është punuar në mënyrë profesionale me aktorë profesionalë, ku kanë qenë të inkuadruar edhe disa të rinj që jetojnë në Zvicër.

Filmi është i zhanrit dramë, por shfaqen edhe disa skena aksion, ndërsa regjisori është shprehur i kënaqur që publikut në premierë i ka pëlqyer filmi, tematikë kryesore e të cilit është hakmarrja. /Telegrafi/