Premierë e jashtëzakonshme e filmit “Cirku Fluturues” në Tallin Mbrëmë
Në “Black Nights Film Festival” të Tallinit të Estonisë, është dhënë premiera botërore e filmit të gjatë artistik “Cirku Fluturues”, me skenar dhe regji nga Fatos Berisha.
“Jam i lumtur që filmi im i parë është në këtë festival. Faleminderit që na keni ftuar këtu. Kjo shfaqje është premierë edhe për aktorët e filmit të cilët do ta shohin këtu bashkë me ju për herën e parë”, u shpreh Berisha.
“Cirku fluturues” është një komedi e zezë e bazuar në një ngjarje të vërtetë nga fundi i viteve 1990, kur një grup aktorësh nga Kosova në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi për në Shqipëri, për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.