Site icon Telegrafi

Premier League ekskluzivisht në IPKO e Digitalb edhe për tri vitet e ardhshme

Kampionati më i fortë në botë, kampionati i vendit ku lindi futbolli, kampionati i “Yjeve” dhe emrave legjendar.

IPKO dhe Digitalb, liderët në ofrimin e përmbajtjeve më të mira sportive për Kosovën kanë arritur përsëri të sigurojnë të drejtat e transmetimit për Kosovën, të kampionatit më fantastik në botë, Premier League, i cili do të jetë në ekranin e Supersport Kosova për periudhën 2019-2022.

Me nënshkrimin e kontratës zyrtare për 3 vitet e ardhshme të Premier League, IPKO dhe Digitalb kryejnë një nga misionet e saj për të sjellë tek JU/abonentët e vet, ngjarjet më të rëndësishme në botë, duke sjellë shikuesve në shtëpitë e tyre, objektet më mitike të futbollit si Anfield Road, Old Trafford dhe Stamford Bridge etj.

Jeni tifoz i Liverpulit, Manchester United ose Manchester City, Chelsea apo Arsenal, nuk ka rëndësi. çdo javë ekipi juaj i preferuar do të luajë në Super Sport dhe ju mund ta ndiqni atë nën një komentim profesional, i shoqëruar nga vlerësimet dhe informatat nga shumë emisione të sportit. Jini të vetëdijshëm, loja e parë fillon më 9 gusht në orën 21:00!

IPKO është sponsor i përgjithshëm zyrtar i Ekipit Kombëtar të Kosovës në Futboll, dhe ka të drejta ekskluzive për transmetimin e ligave kryesore të futbollit evropian si: La Liga Spanjolle, Serie A italiane, UEFA Nations League etj.

Për të gjithë listën e aktiviteteve të tjera ekskluzive të përmbajtjes sportive, ju lutemi shikoni www.ipko.com dhe na ndiqni në Facebook dhe Instagram për çdo lajm të ri.

(Artikull i sponsorizuar)

Exit mobile version