Ditë më parë, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, rezultuan pozitivë në testet për coronavirus, ndërsa kjo u zbulua mbrëmjen e së mërkurës.
Aktori i “Forrest Gump” dhe gruaja e tij njoftuan rezultatet e testit në Instagram duke i bërë thirrje publikut që të ‘kenë kujdes’.
Hanks zbuloi se ai dhe Wilson përjetuan simptoma, përfshirë ftohjen e zakonshme, dhimbjet e trupit dhe të dridhura para se të vendosnin të testoheshin.
Ndërsa po trajtohen akoma, Tom ka ndarë një postim në llogarinë zyrtare, Instagram, me anë të të cilit falënderon të gjithë ndihmëtarët.
“Faleminderit për ndihmëtarët. Le të kujdesemi për veten dhe të tjerët”, ka shkruar ndër të tjerash ai.
Ylli botëror u zhvendos në Gold Coast më 26 janar për xhirimet e filmit, i cili është akoma në fazën e para-prodhimit që do të thotë që kamerat nuk kanë filluar të ‘rrokullisen’ akoma.
Ai u përfol se po qëndronte në Peppers Broadbeach, në të njëjtën ndërtesë, ku një shtetas kinez 44-vjeçar, i cili më vonë u bë një nga rastet e para të Australisë me coronavirus. /Telegrafi/