Site icon Telegrafi

Prekja është shëruese!

Domethënë, nëse ju dhemb koka, në vend që të përdorni tabletën, merreni për dore të dashurën apo të dashurin tuaj. Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë kanë gjetur 25 vullnetarë, të cilët gjatë gjysmës së vitit të fundit ishin në lidhje të lumtur.

Është treguar se partnerët kanë qenë analgjetiku i mirë për njëri-tjetrin – vetëm shikimi i fotografisë së personit të dashur ka zvogëluar reaksionin fizik në kokëdhimbje ndërsa në mënyrë të shkëlqyeshme ka ndihmuar edhe mbajtja për dore.

Marrëdhëniet shoqërore për njerëzit janë shumë të rëndësishme, theksojnë shkencëtarët. Kështu, gratë në lindtore vërtet do të kishin dobi nga mbajtja e të dashurit për dore, ndërsa me këtë sqarohet edhe "shërueshmëria’ e puthjes së nënës në vendin me dhimbje, e cila shpesh e qetëson reaksionin e fëmijës ndaj dhimbjes. /Telegrafi/

Exit mobile version