Telegrafi

Prekja e magjishme e Messit që ka mahnitur tifozët gjatë momenteve që ishte në ngrohje

Sipas shumë njohëseve të futbollit, lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Lionel Messi, i cili u rikthye te PSG pasi festoi fitimin titullin e Kampionatit Botëror me Argjentinën në atdheun e tij.

Ai aktualisht po përgatitet për një udhëtim në Arabinë Saudite, ku PSG do të luajë një ndeshje miqësore kundër ekipit të kombinuar të klubeve Al-Nassr dhe Al-Hilal atje më 19 janar.

Kjo do të thotë se Messi mund të luajë kundër Cristiano Ronaldos dhe argjentinasi është në top formë para takimit me rivalin e tij të vjetër.

Këtë e konfirmon edhe ndeshja e tij e parë e këtij viti, në të cilën ai kontribuoi me një gol në fitoren 2-0 kundër Angers në raundin e 18-të të Ligue 1.

Përveç lojës së mrekullueshme në fushë, të cilën e kurorëzoi me një gol të bukur pas aksionit në të cilin nisi dy pasime të dyfishta, Messi ka demonstruar edhe aftësitë e tij gjatë nxehjes.

Tifozët në tribunat e Parc des Princes e filmuan atë duke kontrolluar një pasim mjaft të fuqishëm gjysmë të lartë me një prekje të parë të pabesueshme.

Një pranim i topit që nuk është i lehtë aq a duket. /Telegrafi/