Telegrafi

Prekëse: Vogëlushi ndihmon vajzën me sindromën Down ta mposhtë frikën nga lepujt (Video)

Një video e publikuar së fundmi në internet ka përlotur të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin, për faktin se në të shfaqet një djalë i vogël i cili mundohet ta ndihmojë një vajzë me Sindromën Down ta tejkaloj frikën që e ka nga lepujt.

Ai kishte menduar një ide brilante për ta ndihmuar vajzën, kishte marrë një lepurush lodër dhe pasi i afrohet mundohet ta bind se lepujt nuk i hanë njerëzit, por vetëm karotat, transmeton Telegrafi.

Djaloshi identifikuar si Tomas është interesant se si me këtë veprim përpos që është  treguar shumë inteligjent dhe i kujdesshëm ndaj Adas, ai njëherit është bërë sensacion në internet.

Tomas pas disa përpjekjeve ia arrin qëllimit, dhe vajza e cila kishte shumë frikë nga lepujt ngritët në këmbë dhe niset në drejtim të një lepuri të gjallë të cilin më pas e prekë. /Telegrafi/