Në Pingtung të Kinës, një kamerier e ka ushqyer me shumë durim një grua që nuk ka duar.
Li Ting e ka fotografuar momentin kur punonjësi i McDonald’s-it e mban hamburgerin, të cilin e ha gruaja me probleme fizike, transmeton Telegrafi.
“Këta njerëz të mirë janë duke u shpenzuar dhe mungojnë në shoqëri”, shkruan në fotografinë e cila ka marrë mbi 30 mijë pëlqime.
Mësohet se ai është një student 19-vjeçar, i cili po e ndihmonte klienten pasi e ka kryer turnin e punës. /Telegrafi/