Vëllezërit Morris, që ishin dërguar në një jetimore në Devon të Britanisë së Madhe, janë shpërndarë dikur – për të mos u parë për shumë e shumë vite…
Pasi nëna e tyre nuk mundte t’i rriste, ajo i braktisi më 1956 dhe më nuk u kujdes për ta, transmeton Telegrafi.
Fatkeqësisht, vëllezërit u falën në familje të ndryshme birësuese duke humbur çdo kontakt me njëri-tjetrin.
Ribashkimi tyre ka qenë shumë i vështirë, pasi edhe nëna e tyre vdiq tragjikisht në moshën 37-vjeçare. Por, Dave, Ronnie, Keith dhe Derek – që kanë 60 deri 68 vite – janë bërë bashkë pas disa dekadave kërkimi.
“Është shumë emocionuese të takosh nipat dhe mbesat, për të cilët kurrë nuk kisha dëgjuar. Emocionohesha kur e dëgjoja vajzën e Keithit, sepse e kishte sensin e humorit sikur të babait të vet”, ka thënë Ronnie.
Ata kujtojnë se i ati i tyre, si pjesëtar i Marinës, ishte gjithmonë larg, kurse nëna nuk mundte të kujdesej për gjashtë fëmijët.
Motrat e tyre – Pauline dhe Patricia – e kanë pasur fatin e njëjtë dhe nuk dihet se ku janë. Ndonëse besojnë se mund ta gjejnë njërën, nuk kanë idenë se ku mund ta kenë motrën tjetër.
Dave fillimisht e kishte gjetur Keithin në Shetland para 34 vitesh, kurse vëllanë Ronnie pas 15 vitesh – me ndihmën e një organizate bamirëse. Por, sërish i kanë humbur kontaktet. Ndërkaq, Derek dhe Ronnie nuk janë parë kurrë për 60 vite.
Ata kanë lënë takim në fushën e futbollit, në një vend i cili u sjellë shumë kujtime të mira. /Telegrafi/