Një ushtar i cili është kthyer në shtëpi nga shërbimi gjashtëmujor, kishte vendosur të befasojë familjarët duke u shfaqur në shtëpi derisa ata ishin në gjumë.
Ushtari nga Phoenix i Arizonës i është shfaqur si në ëndërr vajzës para shtratit, e cila në momentin që hapi sytë dhe pa babanë e tij vrapoi për ta përqafuar, transmeton Telegrafi.
Pas disa momenteve ai fillon të futet nëpër dhoma tjera për t’i befasuar edhe anëtarët e tjerë, dhe në fund gruan e cila në momentin që e sheh fillimisht mendon se është në ëndërr.
Kjo video po bën xhiron e botës, dhe është filmuar nga një i afërm i cili ishte personi i vetëm që ishte në dijeni se ai do të kthehet në shtëpi në orët e vona. /Telegrafi/