Telegrafi

Prekëse: Nëna publikon fotografitë e momentit të fundit të jetës së birit të saj (Foto)

Një nënë që ka mbetur me zemër të thyer, kur i biri i saj u ther për vdekje me thikë, ka postuar në internet fotografitë që tregojnë momentet e fundit të jetës së birit të saj, të cilin po e mbante për dore derisa po qëndronte në shtratin e spitalit.

Pasi që 17-vjeçari Camran Green u ther me thikë në bark gjatë të dielës mbrëma, nëna e tij Emma Green 35-vjeçe, kishte vrapuar për në spital që t’i qëndrojë pranë në momentet e fundit të jetës, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Qytetarët e New York-ut në panik: Fëmijët po zhduken në mënyrë misterioze

Emma që ka postuar fotografitë e momentit të fundit të jetës së birit ka shkruar në Facebook, “kam dashur t’i kem këto fotografi si kujtim duke e mbajtur për dore. Kjo tregon se kam qenë pranë tij kur ka lindur dhe kur ndërroi jetë”.

Emma nga Tamworth-it i Anglisë, i ka bërë thirrje autoritete të sigurisë që vrasësi i birit të saj të sillet para drejtësisë. /Telegrafi/