BBC ka marrë materiale ekskluzive nga aktivistë nga qyteti i ndarë verior sirian Aleppo.
Në këto pamje, siç raporton BBC, përcjell Telegrafi, shihet shpëtimi i një djali 11-vjeçar nga shtëpia e tij e rrënuar pas një sulmi ajror në rrethinën e kontrolluar nga rebelët e Tariq al-Bab herët të hënën në mëngjes.
Siç edhe mund të shihet në video, Ahmadit i ishte kërkuar që të recitonte thënie nga Kurani që të mbetej i zgjuar.
“Jam i etur, më sillni ujë”, thotë 11-vjeçari.
“Ahmad, mos fli. Çfarë do të recitosh (nga Kurani) për mua”, i thotë pastaj njëri nga shpëtimtarët djaloshit.
“Nuk mund të recitojë më”, përgjigjet djaloshi.
Pas kësaj shihet Ahmadi jashtë rrënojave duke u bartur.
Siç raporton më tej BBC, përcjell Telegrafi, e tërë familja e Ahmad kishin pësuar nga ky sulm.
Babai, nëna, motra, vëllau dhe gjyshja, të gjithë i ishin vrarë.
Së paku 670 njerëz janë mbytur në Aleppo, në dy muajt e fundit, me gjithë përpjekjet për të krijuar armëpushim. /Telegrafi/