Në një video të postuar në mediat sociale, Abdullah Mohammad dhe vajza e tij Salwa, tre vjeçe, mund të dëgjohen duke qeshur, nën zhurmën e granatimeve në Siri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Mohammad, i cili transferoi familjen e tij nga Idlib në rrethin e Sarmada, është përpjekur ta izolojë vajzën e tij nga traumat duke i thënë asaj se zhurma e bombave është pjesë e një loje.
Një skenë e tillë prekëse ngjanë me ato të filmit të famshëm nga Roberto Beningi, ku një baba tenton ta bindë se e gjithë ngjarja ishte një lojë.
Në film, një kamerier i butë hebre-italian, Guido Orefice (Roberto Benigni), takon Dora (Nicoletta Braschi), një mësuese e bukur shkollore dhe e fiton atë me sharmin dhe humorin e tij.
Përfundimisht ata martohen dhe kanë një djalë, Giosue (Giorgio Cantarini).
Lumturia e tyre është ndalet befas, megjithatë, kur Guido dhe Giosue ndahen nga Dora dhe dërgohen në një kamp përqendrimi.
I vendosur për të “kursyer” birin e tij nga tmerret e kampit, Guido bind Giosue se koha e tyre në kamp është thjesht një lojë.
Po sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia ranë dakord ta kthejnë Idlib-in në një zonë de-përshkallëzimi në të cilën aktet e agresionit janë të ndaluara.
Megjithatë, që nga atëherë më shumë se 1,800 civilë janë vrarë në sulme nga regjimi i Asadit dhe forcat ruse. /Telegrafi/