Site icon Telegrafi

Prekëse: Babai ribashkohet me të bijën pas 35 viteve që kishin jetuar larg njëri-tjetrit (Foto/Video)

Babai dhe vajza e tij janë ribashkuar fal Facebook-ut, pasi shkurorëzimi e kishte e ndarë edhe nga e bija për më shumë se 35 vite.

Në një video prekëse dyshja të kapluar nga emocionet ecin në drejtim të njëri-tjetrit, ku Dwight Craig nga Michigan, mund të shihet se si e përgatit veten për momentin që e kishte pritur për më shumë se tri dekada, transmeton Telegrafi.

Dwight shihet duke iu afruar veturës së vajzës së tij Carrie, por në momentin që ajo del nga vetura ata nuk mund të ndalen duke u përqafuar.

Të gjithë ata që ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje prekëse nuk mund të ndalnin lotët nga emocionet, ndërsa videoja që nga publikimi në internet është shikuar nga mijëra njerëz nga e mbarë bota. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pvGypAI81Kw

 

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version