Vendin e tij do ta zëvendësojë,trajneri i mirënjohur kosovar, Rafet Prekazi i cili për shumë vite ishte trajner i kësaj skuadre. Zyrtarë të Trepçës 89 thonë se ndarja me Durakun erdhi si pasojë e disa kushteve të parashtruara nga trajneri në largim e që të pa përballueshme meqë këtë e diktojnë kushtet materiale.
“Nuk kemi arritur marrëveshje për shkak të gjendjes financiare. Zakonisht ne para çdo fillimi të ri të kampionatit verifikojmë koston e shpenzimeve e kjo mbase nuk mund t’i përballonte kërkesat e trajnerit Duraku”, ka deklaruar drejtori sportiv i Trepçës 89,Veton Çitaku.
Ai ka thënë se ndarja me Durkaun është bërë miqësisht pasi që nuk kishte asnjë të keqe tjetër ndërsa që kryesia e klubit ka qenë e kënaqur me punën që ai ka bërë në klub por edhe rezultatet e arritura nën drejtimin e tij.
Çitaku shpreson se edhe me Prekazin,Trepça 89 të jetë një ndër skuadrat më të përfolura në elitën e futbollit kosovar.”Me pakë fjalë jemi dakorduar që timonin e skuadrës ta marrë Rafet Prekazi. Ai do ta drejtorë skuadrën drejtë sukseseve të reja meqë puna dhe cilësitë e tij janë të njohura par klubin tonë. Besoj se Prekazi do ta bëjë komponimin e ekipit në mënyrën sa më të mirë deri në fillim të edicionit të ri”, është shprehur Çitaku. /Indeksonline/Telegrafi/