Site icon Telegrafi

Prekazi: Merituam më shumë së një barazim

“Minatorët” dhe kryeqytetasit dje ndanë pikët në kryeqytet duke luajtur pa gola, në kuadër të xhiros së tretë të elitës së futbollit tonë.

Tekniku mitrovicas thotë se skuadra e tij në bazë të lojës së shfaqur ka merituar më shumë së një pikë, sepse sipas tij, të përzgjedhurit e tij kanë qenë ekip dominues kundër prishtinasve.

“Para ndeshjes do të isha i kënaqur me një pikë, por me lojën që zhvilluam merituam më shumë. Trepça ka qenë superiore gjatë terë ndeshjes, përveç 10 minutave të fillimit të pjesës së dytë. Jam krenar me lojën që treguan djemtë. Mendoj se publiku është kënaqur me lojë”, ka thënë Prekazi.

Ai beson se skuadra e tij do të vazhdojë me performancën e mirë edhe në ndeshjet e ardhshme. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version