Në një prononcim për Arenën, Prekazi ka treguar se si është ndarë me Tiranën, duke thënë se arsyeja kryesore është mërzia e madhe që kishte për familjen e tij. Prekazi kishte për të udhëtuar të dielën me klubin në fazën përgatitore, por para se të marrë rrugë ai është takuar me kryetarin e klubit Refik Halili si dhe me trajnerin për t’ia kumtuar lajmin se dëshiron që t’i jap fund aventurës me Tiranën ende pa filluar mirë.
“Kemi qenë duke u bërë gati që të nisim në përgatitje, por para kësaj unë e kamë thirr kryetarin e klubit dhe trajnerin për të biseduar me ta. Atyre u kam treguar se dëshiroj të ndahem me Tiranën, pasi arsyeja kryesore është mërzia për familjen. Nuk mundesha fare të koncentrohem pasi mërzia ishte më e madhe se dëshira për të luajtur për Tiranën”, deklaroi Prekazi për Arenën. /Telegrafi/