Kosova U-21 ka arritur të marr një pikë përballë Gjermanisë në Adem Jashari.
Aktualisht Kosova ka 11 pikë dhe mbetet në luftë për vendin e dytë.
Trajneri Rafet Prekazi ka thënë pas ndeshjes që është një pikë e madhe dhe do të mundohen për vendin e dytë, pasi me këta djem që luftojnë aq shumë për shtetin e tyre mund edhe të ndodh.
“Më gëzon fakti që nuk i kemi lënë të krijojnë shumë raste. Kemi luajtur pak të mbyllur, por Gjermani është kampion bote. Kemi mundur edhe t’i dënojmë, por na mungoi përvoja e lojërave ndërkombëtare”.
“Jam shumë krenar me këtë ekip që e jep maksimumin, sepse kundërshtarët janë më të fortë”.
“Mund ta mposhtim edhe Irlandën edhe Izraelin, sepse jemi teknikisht mirë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.
“Vendi i dytë? Nuk e kam menduar, sepse Kosova është fillestare. Mirëpo, këta djem janë fenomenal, kështu luftohet për shtet, prandaj gjithçka është e mundur”, deklaroi Prekazi për “Supersport”.
Kosova zhvillon edhe një ndeshje me Irlandën dhe Izraelin.