Dorëheqjen e ka konfirmuar vetë Prekazi për Express. “Kushtet për punë te Trepça kanë qenë minimale, dhe kjo është arsye e vetme pse kam dhënë dorëheqje”, ka deklaruar Prekazi.
Ai ka falënderuar futbollistët për maksimumin e dhënë në dy ndeshjet e para të kampionatit, kundër Llamkos Kosovës dhe Drenicës.
Prekazi e ka marr drejtimin e Trepçës gjatë kësaj vere, pasi Fidaim Haxhiu kishte ofruar dorëheqje nga klubi pas përfundimit të sezonit të kaluar.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara ‘xehetarët’, kanë vetëm një pikë të tubuar. /Express/Telegrafi/