Lapidar Lladrovci dhe Fidan Gërbeshi, dy qendërmbrojtësit e Feronikelit, ishin ndër më të merituarit që skuadra nga Drenasi fitoi të gjithë titujt e mundshëm vitin e kaluar, por që u injoruan nga trajnerët e Superligës (vetëm Gani Sejdiu nuk pati të drejtë t’i votonte).
“Së pari dua të falënderoj Zotin që më dha shëndetin e të jem për herë të tretë radhazi në 10 lojtarët më të mirë të vitit, megjithatë këtë çmim dua ta ndajë me dy lojtarët e Feronikelit, Lapidarin e Gërbeshin, të cilët me punën e tyre dhe sukseset që paten merituan të jenë në mesin tone”, tha Prekazi për GazetaOlle.com.
Deklaratë përafërsisht të njëjtë ka bërë edhe Kolshi. “Është hera e parë që e fitojë dorëzen e artë, falënderoj Zotin dhe dy mbrojtësit e Feronikelit, Gërbeshin e Lladrovcin, të cilët patën kontribut në zgjedhjen time”.