Site icon Telegrafi

Prej vitesh në Amerikë, Xhesika Berberi flet për anën e errët të modelingut

Foto: Instagram

Modelja shqiptare, Xhesika Berberi, jeton dhe vepron prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo dhe për shkak të profesionit të saj, duke qenë një emër shumë i kërkuar në treg.

E njëjta së fundmi është kthyer në Shqipëri pas një kohe të gjatë, teksa ishte e ftuar “Në Kurthin e Pitër Pan” për të folur më shumë për jetën e karrierën.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, biondja ka treguar edhe për anën e errët të modelingut duke thënë se nuk është gjithçka siç duket në rrjete sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Xhesika Berberi

“Është shumë e bukur, por jo edhe aq glamuroze sikur edhe kujtojnë njerëzit. Sikur bën vetëm qejf”, tha ajo.

“Shumë e vështirë dhe madje të jep një lloj shtytje për të bërë biznes. Ke shumë sfida përpara. Duhet të kesh një besimn të madh në veten tënde sepse rrezikon shumë edhe shëndetin tënd mendor sepse je gjithmonë nëpër kompeticione me vajza të bukura. është edhe pak toksik, por është edhe shumë i bukur”, tha më tej Berberi.

Kujtojmë që Xhesika u zgjodh “Miss Universe Albania” në vitin 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version