Telegrafi

Prej tri ditësh Kilimanxharo është kapluar nga zjarri, zjarrfikësit po luftojnë për ta lokalizuar në 6 mijë metra lartësi mbidetare

Ekipet e zjarrfikësve në Tanzani për të tretën ditë më radhë janë duke u munduar të fikin zjarrin që ka shpërthyer në Kilimanxharo, në një lartësi mbidetare prej 6 mijë metrash, kanë bërë të ditur sot zyrtar lokalë.

Zjarri shpërtheu gjatë të premtes, kurse erërat e forta e kanë përkeqësuar situatën në rajonin Vhona, pushimoren e alpinistëve në majën më të lartë në Afrikë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse erërat sot duken të jenë më të vogla, Paskal Shele, përfaqësues i parkut nacional të Tanzanisë, ka bërë të ditur se situata vazhdon të jetë e rënduar.

“Zjarrfikësit po bëjnë të pamundurën për ta lokalizuar zjarrin”, ka shtuar ai.

Qindra zjarrfikës, banorë dhe studentë të kësaj zone, i janë bashkuar operacionit për fikjen e zjarrit që ka shpërthyer në maje të kodrës.

Kujtojmë që Kilimanxharon brenda një viti e vizitojnë mbi 50 mijë turistë. /Telegrafi/