Site icon Telegrafi

Prej të vjellave krijon art

Mille Brown pi qumësht të ngjyrosur, pastaj vjellë në pëlhurën e pikturës dhe i shet ato. Filloi të vjellë para katër vitesh kur vizatoi ylberin në bluzën e një miku dhe e shiti.

Pasi zotëroi me sukses artin e të vjellit dhe me rritjen e kërkesës për veprat e saj ajo filloi të vjellë edhe në piktura të mëdha.

Vjellja në pëlhura të mëdha pikturash kërkon shumë punë dhe mund, pasi duhet më shumë hapësirë për eksperimentimin me ngjyrat dhe mënyrat e punës, por edhe vetë procesi i punës së artistes kërkon shumë kohë.

Nëse jeni prej atyre që iu trazohet lukthi shpejtë, mos e shikoni këtë artiste duke punuar. Ekziston një video e performancës së saj nga viti 2010, ndërsa piktura e krijuar në këtë rast mban emrin Nexus Vomitus dhe shitet për 1500 funte. /Telegrafi/
 

Exit mobile version