Për shkak të ciklonit në pjesën jugore të Evropës sot dhe gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni do të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta edhe reshje të borës.
Reshje më të dendura do të ketë nesër pasdite dhe gjatë natës. Në pjesën perëndimore dhe vendet më të larta malore reshjet do të jenë të borës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pjesën juglindore dhe lindore reshjet do të kalojnë 25 litra në metër kub.
Të premten për shkak të masave të ftohta të ajrit do të ketë reshje të borës në gjithë vendin dhe pritet të formohet shtresë në gjithë territorin./Telegrafi/