Fernando Torres dhe Mohamed Salah dikur ishin shokë skuadre te Chelsea, kur ky i fundit bënte hapat e tij të parë në futbollin anglez në vitin 2014.
Që atëherë dyshja mbetur në kontakt dhe ish-sulmuesi i njohur spanjoll ka vetëm fjalë të mira për Salah.
Torres është mahnitur nga nivelet që egjiptiani ka arritur pas lëvizjes së tij në “Anfield Road” në 2017.
Me 207 gola në 337 paraqitje, ai aktualisht ndodhet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të “Reds”.
Egjiptiani ka një raport gola për minutë që tejkalon shumë nga sulmuesit e mëdhenj të klubit, përfshirë edhe Torresin.
“Ne ishim shokë skuadre te Chelsea dhe jam shumë i lumtur për të”.
“Jam në kontakt të shpeshtë me të dhe jam shumë i lumtur që ai thyen të gjitha rekordet e mia!”
“Për mua, ai është një nga lojtarët më të mirë në 10 vitet e fundit dhe lojtari im i preferuar”, ka thënë Torres. /Telegrafi/