Universiteti shtetëror më i vjetër në Maqedoni ”Universiteti Kiril dhe Metodij” prej sot do të ketë edhe rektorin e ri Nikolla Jankullovski i cili sot edhe zyrtarisht do të merr detyrën e tij me mandat katër vjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Jankulovski deri tani ka punuar në të njëjtin Universitet por si dekan i fakultetit të mjekësisë dhe ka ligjëruar si profesor i lëndës Kirurgji abdominale.
Më herët Jankulovski ka qenë drejtor i klinikës universitare për kirurgji digjestive.
Në vitin 2013 ai ka fituar çmimin ”Shën Klimenti i Ohrit” dhe në vitin 2015 ai e ka fituar ”11 tetori”.
Në këtë pozitë Jankulovski e trashigon ish-rektorin tanimë, Velimir Stojkovski./Telegrafi/