Telegrafi

Prej sot shtetësia nëpër certifikata do të jetë “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”

Siç njoftojnë për AIM nga Drejtoria për librat amë, tashmë shtetësia te certifikatat e të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve do të jetë ‘maqedonas/qytetar i Republikë së Maqedonisë së Veriut”

“Sipas nenit 2 alinea 3 nga Ligji kushtetues për zbatimin e amendamenteve prej XXXIII deri XXXVI nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në grafën ‘shtetësia’ te certifikatat e të lindurve, të kurorëzuarve dhe të vdekurve, të dhëna para dhe pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, duhet të shkruhet maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë për Librat Amë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tashmë për shqiptarët, ndryshe nga maqedonasit, së bashku me etnitë tjera, shtetësia do të jetë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe jo siç ishte deri tani maqedonase./Telegrafi/