Panairi për stoli dhe aksesorë të modës ‘Stoli 2016’ prej sot deri më 9 tetor do të mbahet në Qendrën për dizajn dhe risi ‘Dhoma publike’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Panairi është ndërkombëtar dhe do të marrin pjesë dizajnerë nga Maqedonia dhe rajoni, përpunues të stolive si dhe autorë dhe artistë të sferave të tjera të cilët i shfrytëzojnë stolitë si formë e artit dhe mjet për shprehje kreative.
Organizatorët paralajmëruan ligjërata, prezantime dhe punëtori në kuadër të panairit. /Telegrafi/