Telegrafi

Prej sot në Maqedoni ndalohet lëvizja nëpër pyje

Prej sot ndalohet lëvizja nëpër pyje për shkak të rrezikut për zjarre në hapësira të hapura.

Ndalesa do të zgjasë nga ora 6:00 deri në ora 20:00, ndërsa një vendim i tillë vjen me kërkesë nga ndërmarrja publike ‘Pyjet nacionale’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa nuk vlen për të punësuari në ndërmarrjen publik e’Pyjet nacionale’ dhe për subjektet që merren me aktivitete në pyll si dhe personat që kanë leje për lëvizje.

Për ata që nuk e respektojnë ndalesën do t’ju shqiptohet prej 1500 deri në 2000 euro gjobë./Telegrafi/