Prej sot qytetarët do të mund t’i lajmërojnë parregullsitë në listën zgjedhore në numrin e telefonit (02/ 3293-109), kurse më pas ekipi për çështje juridike të LSDM-së do t’i përcjellë këto vërejtje në formë ligjore deri të KSHZ-së, transmeton Telegrafi.
Nga LSDM thuhet se pastrimi, lista zgjedhore kredibile është një ndër parakushtet për zgjedhje fer dhe demokratike në Maqedoni.
LSDM i inkurajon qytetarët që të vazhdojnë konfirmimin e listës zgjedhore dhe ta përdorin të drejtën ligjore deri te KSHZ-ja.
“Cdo ditë po njoftohemi me kaosin në listën zgjedhore. Numri i madh i qytetarëve në një adresë dhe votuesit fantom po e vërtetojnë atë që LSDM e fliste gjatë tërë kësaj kohe, se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE kanë realizuar zgjedhje kriminele”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Kaosi, thonë nga LSDM, që ekziston në listën zgjedhore është si rezultat i krimit politik, e cila vite me radhë e ka vjedhur të drejtën e votës së qytetarëve. /Telegrafi/