Site icon Telegrafi

Prej sot fëmijët e porsalindur mund t’i regjistroni nëpër të gjithë spitalet e Maqedonisë

Foto: Arkiv

Prindërit që do të gëzohen me lindjen e fëmijëve prej tani nuk duhet të enden nëpër disa institucione për të siguruar dokumentet e nevojshme për të regjistruar foshnjët e porsalindur, shkruan Telegrafi Maqedoni.

17 klinika ose reparte gjinekologjike do të jenë të pajisura me dokumentacionet për të porsalindurit, prindërit e të cilëve duhet të presin vetëm 48 orë që të krijohet dokumentacioni i duhur.

Prej 1 shtatorit është lëshuar në përdorim kjo praktikë dhe ndërkohë janë dhënë 91 çertifikata lindjeje në disa qytete.

Përndryshe, kjo reformë bëhet në mes Ministrisë se Punëve të Brendshme, Drejtorisë për librat amë dhe Ministrisë së shëndetësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version