Site icon Telegrafi

Prej sot Administrata e Gjykatës në grevë (Foto)

Administrata e Gjykatës në të gjithë Maqedoninë sot përsëri do të del në grevë e cila do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesës për rritjen e pagave nga 35 përqind, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata kërkojnë nga Ministria e Drejtësisë rritje të pagave, siç ka bërë për prokurorët dhe gjyqtarët. Nga Sindikata e punëtorëve gjyqësor (SPOGJ) thonë se për kërkesat e tyre kanë leje nga Qeveria e Maqedonisë, por problemi është te Ministria e Financave.

Tërpe Deanoski, sekretar i përgjithshëm i SPOGJ mbrëmë vuri në dukje se ekziston nervozë e madhe në mesin e punëtorëve gjyqësor për mosrritje të pagave. Në gjykata do të punohet vetëm në rastet urgjente: raste të mbyllura, falimentimi, kujdestarinë, lëshimin e çertifikatave për udhëtime jashtë vendit dhe vendeve të punës. /Telegrafi/

Exit mobile version