Telegrafi

Prej se Zidane është bërë trajner, askush nuk ka fituar si ai

Në dy vitet e fundit është parë një Real Madrid shumë i fortë prej se Zinedine Zidane e ka marr drejtimin e klubit. 

Janë fituar tetë trofe prej se francezi e mori drejtimin e klubit me 4 janar.

Në këtë kohë ka fituar titullin në La Liga, dy Superkupa të UEFA-s, dy Liga të Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

Pas Zidanes vjen Unai Emery, i cili ka fituar pesë trofe me Sevillën dhe Paris Saint-Germainin.

Allegri ka marr katër trofe me Juventusin, njëjtë sikurse që ka fituar edhe Luis Enrique.

Arritjet janë më të mëdha edhe se trajnerët e mëdhenj Jose Mourinho dhe Pep Guardiola.

Zidane është duke kaluar periudhë të vështirë në këto momente me Real Madridin. /Telegrafi/