Telegrafi

Prej rreth 27 orësh në det të hapur, Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë notimit

Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës.

Prej rreth 27 orësh në det të hapur, Eva Buzo mësohet se ka probleme në të folur, pasi gjuha i është e ënjtur nga kripa e tepërt në pjesën e gojës, raporton Top Channel.

Aktualisht Buzo ndodhet disa milje larg Karaburunit në det të hapur dhe ekipi që e shoqëron është duke monitoruar gjendjen e saj.

Lexo po ashtu Mbi 25 orë në ujë, 35-vjeçarja shqiptare vazhdon notin nga Otranto drejt Vlorës

Në një video të kapur më herët nga ekipi që po shoqëron 35-vjeçaren, ajo dëgjohet teksa thotë se udhëtimi zgjati më shume se parashikimi fillestar.

Megjithatë ajo shprehet se edhe 10 orë not do ti duhen për të arritur në brigjet e Vlorës, raporton Telegrafi Shqipëri.

Lexo po ashtu "Zgjati më shumë se parashikimet", Eva Buzo vazhdon notin drejt brigjeve të Shqipërisë

E nisur dje në orën shtatë të mëngjesit nga Otranto në Itali për të mbërritur në Vlorë, ajo tashmë ndodhet në det të hapur brenda ujërave territoriale të Shqipërisë.

Nisma e 35-vjeçares për të promovuar Shqipërinë turistike ka tërhequr vëmendjen e mediave në Shqipëri dhe Itali. /Telegrafi/