Telegrafi

Prej rasteve të reja në Shkup me coronavirus, më së shumti ka Komuna e Çairit

Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se ka 24 raste të reja me coronavirus në Shkup.

Prej rasteve të reja më së shumti ka Komuna e Çairit me 11 raste, ndërsa më pas vjen Butelli me 6 raste, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në komunat e Karposhit, Aerodromiit dhe Sarajit ka nga një të infektuar me coronavirus ndërsa në Gazi Babë vetëm një rast.

Lexo po ashtu Vazhdon të rritet numri i të infektuarve, 62 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Gjithsejt që nga fillimi ka 2226 të infektuar me coronavirus. Prej tyre 1552 janë shëruar, 133 persona kanë humbur jetën. Maqedonia momentalisht ka 541 raste aktive.

Ndryshe, për shkak të gjendjes epidemiologjike në vend e posaçërisht në disa komuna të caktuara, Këshilli për Siguri vendosi që të ketë edhe 14 ditë gjendje të jashtëzakonshme./Telegrafi/