Telegrafi

Prej pasurisë 200 milionë dollarëshe, Hugh Hefner nuk do t’ia jap asnjë cent bashkëshortes

BEVERLY HILLS, CA - MAY 09: Playboy Founder Hugh Hefner (R) and his wife Playboy Playmate Crystal Hefner (L) attend the 2013 Playmate Of The Year announcement at The Playboy Mansion on May 9, 2013 in Beverly Hills, California. (Photo by Paul Archuleta/FilmMagic)

Hugh Hefner ka ndërruar jetë ditë më parë në moshën 91-vjeçare. 

Bosi i Playboyt ka vdekur nga shkaqet natyrore në shtëpi ka konfirmuar “Playboy Enterprises”.

Lexo po ashtu Modelja e Playboy, Price rrëfen se çfarë ndodhte brenda rezidencës se Hugh Hefnerit

Ai ishte i martuar në pesë vjetët e fundit me “lepurushën”, Crystal Harris.

Kjo e fundit nënshkroi një kontratë paraprake, në të cilën premtoi të mos kërkojë asnjë dollar të vetëm në rast të shkurorëzimit ose vdekjes.

Hugh Hefner, 91-vjeçar dhe bashkëshortja 31-vjeçare, Crystal Harris

Llogaritet se pasuria e themeluesit të Playboyt të kap vlerat prej 200 milionë dollarëve ndërsa në testament shkruan se “pasuria e tij do të mbetet nën kujdesin e shtetit”.

Ndryshe, Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Mesin e tyre edhe ikona e bukurisë, Marylin Monroe dhe bukuroshja, Pamela Anderson. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Vdekja e bosit të Playboy pikëllon Vildane Zenelin (Foto)