Hugh Hefner ka ndërruar jetë ditë më parë në moshën 91-vjeçare.
Bosi i Playboyt ka vdekur nga shkaqet natyrore në shtëpi ka konfirmuar “Playboy Enterprises”.
Ai ishte i martuar në pesë vjetët e fundit me “lepurushën”, Crystal Harris.
Kjo e fundit nënshkroi një kontratë paraprake, në të cilën premtoi të mos kërkojë asnjë dollar të vetëm në rast të shkurorëzimit ose vdekjes.
Llogaritet se pasuria e themeluesit të Playboyt të kap vlerat prej 200 milionë dollarëve ndërsa në testament shkruan se “pasuria e tij do të mbetet nën kujdesin e shtetit”.
Ndryshe, Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Mesin e tyre edhe ikona e bukurisë, Marylin Monroe dhe bukuroshja, Pamela Anderson. /Telegrafi/