Çizmet Ugg, papuçet e njohura si Crocks, apo edhe shtresat nën bërryla në setra apo xhemperë, janë shumë të rehatshme dhe praktike, por jo të gjithë i pëlqejnë t’i shohin.
Në një hulumtim të bërë përmes internetit, janë radhitur dhjetë veshjet që konsiderohen moderne, por urrehen nga të gjithë – andaj, shikoni se sa prej tyre i vishni edhe ju, transmeton Telegrafi.
Brekët Speedo që janë shumë të dashura prej notuesve dhe disa prej pushuesve meshkuj, janë shumë të dashura për ta, por urrehen nga 69 për qind e të anketuarve.
Më pak të urryera janë pantallonat e lëkurës, pasi kanë mbledhur 63 për qind të pakënaqësive. Sa i përket pantallonave, kemi edhe ato me këmbëza të gjëra dhe pantallonat e kuqe, që janë 57 për qind, respektivisht 51 për qind të urryera.
Vendin e tretë e zënë papuçet Crocks me 59 për qind, kurse kur jemi te mbathjet, çizmet Ugg kanë mbledhur 51 për qind.
Shtresat nën bërryla janë 54 për qind të urryera, teksa veshjet e ngjitura për dy për qind më pak, e zënë vendin e gjashtë në renditje.
Me nga 49 për qind, fanellat me hapje të thellë V e zënë vendin e nëntë, kurse të fundit në liste janë pulovrat. /Telegrafi/