Telegrafi

Prej nga është gjeldeti? Nuk mund ta besoni se si e quajnë në vende të ndryshme!

Në gjuhën angleze këtë shpend e quajnë “Turkey” derisa në Turqi e quajnë “Hindi” (nga India).

Në Indi e quajnë “Peru”, e në gjuhën arabe ky shpend quhet “pula Greke”, transmeton Telegrafi.

Në Greqi quhet “pula Franceze”, e në Francë quhet “pula Indiane”.

E, ky shpend, gjeldeti apo çurani, nuk e ka origjinën nga asnjëri prej këtyre vendeve. /Telegrafi/