Telegrafi

Prej nesër vlejnë rregullat e reja të trafikut në rrugët e Maqedonisë

Nga 1 korriku (e premte) do të fillojë të zbatohet regjimi veror i trafikut në të gjithë rrugët shtetërore të Republikës së Maqedonisë me të cilin ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda transportuese vëllimi i përgjithshëm i të cilëve tejkalon 15 tonelata, gjatë ditëve të fundjavës dhe gjatë ditëve me temperatura tepër të larta, bën të ditur Lidhja auto-moto e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndalesa vlen prej periudhës nga ora 17 deri në ora 22 të premteve, nga 9 deri në ora 18 të shtunave dhe nga ora 9 deri në ora 22 të dielave.

Në ditët me temperatura tepër të larta të cilët përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej ora 11 deri në ora 17.

Ky regjim i përkohshëm për qarkullimin e automjeteve të rënda të terrenit do të zgjas deri më 1 shtator./Telegrafi/