Site icon Telegrafi

Prej nesër ulje të temperaturave dhe reshje të shiut në Maqedoni

Nga dita e nesërme pritet të rikthehet sërish moti i keq në Maqedoni. Në veriperëndim dhe verilindje do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, në pjesën tjetër të territorit do të ketë intensitet më të ulët të reshjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat do të ulen ndjeshëm dhe do të ketë vranësira në të gjithë territorin e vendit, ndërsa pasdite vendi do të perfshihet nga reshjet e shiut.

“Gjatë javës së ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë në ulje të vazhdueshme, ndërsa do të ketë përmirësim vetëm nga enjtja”, informojnë nga DPHM./Telegrafi/

Exit mobile version