Nën ndikimin e masës së lagësht dhe të paqëndrueshme ajrore prej nesër pasdite deri të martën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq, me shi më të rrëmbyeshëm, vetëtima të shpeshta, erë të përforcuar, mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshrit.
Temperatura prej nesër do të bie gradualisht.
DPHM përkujton, në rast të paraqitjes së vetëtimave të mos qëndrohet në hapësira të hapura.
Sipas parashikimeve, nesër temperatura e mëngjesit do të jetë prej 13 gradë në Berovë deri 23 në Demir Kapi, ndërsa ajo ditore prej 31 në Berovë deri 38 në Gjevgjeli.
Nga e shtuna deri të mërkurën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 22 gradë, ndërsa ato të ditës prej 27 deri 37 gradë.