Samsung Galaxy S7 do të nisë me shitje në 60 tregje në të gjithë botën më 11 mars. Duke përfshirë edhe Kosovën.
Në tregun tonë pritet që prej nesër shitjet e Samsung Galaxy S7 të fillojnë në operatorin IPKO.
Madje në faqen zyrtare të IPKO-së në Facebook shihet fotoja e Samsung Galaxy S7, të cilën operatori e ka prezantuar tek fansat e saj.
Për më shumë është thënë se modelet e reja të Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy S7 do të ofrohen edhe online nga operatori IPKO.
Samsung Galaxy S7 përmban ekranin me 5.1-inç në qHD, 4GB RAM, procesorin Exynos 8890 / Snapdragon 820, 32GB memorie të brendshme, microSD kartelë, një bateri me 3000 mAh dhe Android 6.0.
Ende nuk dihet çmimi zyrtar i këtij modeli në tregun tonë, mirëpo vetëm pak orë na ndajnë nga kjo informatë, të cilën ne do ta ndajmë me të gjithë ju.